Paris Saint-Germain është mposhtur sonte nga Manchester United, me rezultat 1-3

Paris Saint-Germain është mposhtur sonte nga Manchester United, me rezultat 1-3

United edhe pse me shumë mungesa, ka arritur që të bëjë ëndrrën realitet, të kualifikohet në çerekfinalen e Ligë së Kampionëve, pasi ka shënuar fitore bindëse në Paris.

Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 2-0 për PSG-në dhe pritej që kjo të jetë një lojë e lehtë për parisienët.

Kurse ndeshja tjetër Porto – Roma, ka shkuar në vazhdime, pasi rezultati i rregullt përfundoi me rezultat 2-1, me të njëjtin rezultat që kishte përfunduar edhe në Romë.