Lëndimet po e dobësojnë United-in

Lëndimet po e dobësojnë United-in

Manchester United është në kërkim të një qendërmbrojtësi pas lëndimit të Harry Maguire.

Magurie i cili u transferua tek “Djajtë e Kuq”, për një shumë marramendëse pritet të jetë jashtë fushave të gjelbërta deri në fund të muajit shkurt, dhe Ole Gunnar Solskjaer menjëherë ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të gjendet një zëvendësues për të.

Tek Manchester United problemi i vetëm nuk është Maguire, pasi që skuadra e Solskajer është duke hasur në shumë lëndime të lojtarëve tjerë, gjë që po cilësohet si arsyeja kryesore e rezultateve të dobëta të United.