Takimet dhe këshillat

Takimet dhe këshillat

Tek Manchester United janë optimistë se mund të realizojnë një marrëveshje për Erling Haaland.

Mirëpo drejtuesit e Salzburgut dëshirojnë që ta mbajnë sulmuesin e talentuar deri në verën e ardhshme, dhe adoleshenti është këshilluar që të vazhdojë karrierën e tij në Gjermani.

Takime të ndryshme janë zhvilluar për të ardhmen e Haaland, mirëpo ato më të rëndësishmit kanë qenë mes përfaqësuesit të lojtarit dhe drejtuesve të United, Borussia Dortmund si dhe Leipzig.

Përpos interesimit të madh nga United për lojtarin, norvegjezi është një objektiv kryesor si për Dortmundin ashtu edhe për Leipzigun.

Kujtojmë se Haaland ka qenë në Gjermani për të zhvilluar bisedimet me Borussia Dortmundin.

Mediat në Norvegji raportojnë se lojtari së bashku me agjentin e tij, Mino Raiola u takuan me drejtuesit e klubit të Dortmundit, një ditë pas humbjes të Salzburgut ndaj Liverpoolit./21Media