Iu plotësua dëshira Guardiolës

Iu plotësua dëshira Guardiolës

Klubi anglez ka investuar në pjesën e brendshme të stadiumit Etihad. Manchester City është bërë me zhveshtore super-moderne.

Klubi nuk ka nguruar që t’ia plotësojë kërkesën trajnerit, Pep Guardiola, i cili ka kërkuar të investohet më shumë në pjesën e brendshme të stadiumit, në mënyrë që lojtarët të ndihen më rehat kur janë brenda.

Zhveshtorja e skuadrës tani ka formë të rrumbullakët dhe çdo gjë është e punuar shumë bukur.