“Lojtarët si Messi e Ronaldo janë përbindësha”

“Lojtarët si Messi e Ronaldo janë përbindësha”

Ylli i Liverpool-it, Sadio Mane tha se është shumë larg sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi dhe sulmuesit të Juventus-it, Cristiano Ronaldo.

Mane është pjesë e 30-të lojtarëve më të mirë në botë, pranë portugezit dhe argjentinasit.

Pavarësisht kësaj senegalezi ka thënë se është shumë larg tyre dhe ata janë përbindësha.

“Lojtarët si Messi e Ronaldo janë përbindësha. Mendoj se jam shumë larg tyre. Siç kam thënë do të bëjë gjithçka për t’iu afruar”, deklaroi ai.

Mane sezonin e kaluar fitojë Këpucën e Artë, se bashku me Salah e Aubameyang, ndërsa këtë sezon vazhdon të jetë në formë të shkëlqyer. Ai këtë sezon ka shënuar gjashtë gola, në njëmbëdhjetë ndeshje.