Më 30 korrik mbahet manifestimi përkujtues

Më 30 korrik mbahet manifestimi përkujtues

Me rastin e njëvjetorit të vdekjes së regjisorit të mirënjohur, profesorit universitar, Bekim Lumi, organizohet manifestim përkujtues me moton “Unë besoj në teatër”.

Ky manifestim do të mbahet më 30 korrik (e marte), në Teatrin Kombëtar të Kosovës me fillim në ora 19:00.

Me këtë rast, përveç pikave artistike përkujtimore, do të bëhet edhe përurimi i veprës studimore të Bekim Lumit me titull “Shakespeare-i dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit” (Një studim krahasues i tragjedisë Makbethi të William Shakespeare-it në kontekst me kodin zakonor shqiptar, Kanuni i Lekë Dukagjinit).

Regjisori i mirënjohur, Bekim Lumi, ka vdekur më 30 korrik të vitit 2018. Vdekja e tij ka prekur artdashësit dhe njerëzit që e kanë njohur personalisht./21Media