Manipur: Në kërkim të qindra vrasjeve ‘të paligjshme’

Në kërkim të qindra vrasjeve ‘të paligjshme’ në Manipur të Indisë

Aktivistët për të drejtat e njeriut në Indi janë duke hetuar më shumë se 1,500 vrasje të dyshuara të paligjshme në emër të Gjykatës së lartë të shtetit që kanë ndodhur në mes vitit 1979 deri në 2012.

Vitin e kaluar, gjykata mori një hap të pashembullt në fuqizimin e hetuesve civil në shtetin veri-lindor Manipur, ku ushtria indiane dhe policia luftojnë rebelët për katër dekada.

Më vonë gjatë këtij muaji, gjykatësit pritet që të bëjnë një hetim të plotë mbi provat e aktivistëve, të cilat mund të qojnë drejt arrestimeve./21Media

Back to top button