Maqedoni: Aktualizohet tema e përdorimit të gjuhës shqipe

Zaev: Do të respektohen konkulzat e Komisionit

Sërish aktualizohet tema e përdorimit të gjuhës shqipe. Komisioni i Venecias, kërkon që Ligji për Gjuhët të rishikohet dhe të shfuqizohet dygjuhësia në procedurat gjyqësore.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha se konkluzat e Komisionit të Venecias duhet të merren parasysh dhe të zbatohen, raporton TV21

“Ne e sollëm zgjidhjen ligjore, por që në atë moment, kur debatonim për Ligjin. Pas një viti debat në vetë Kuvendin dhe me miratimin e tij, thamë se do ta presim Komisionin e Venecias dhe do ta respektojmë Komisionin e Venecias. Për këtë, qëllimi është ta respektojmë Komisionin e Venecias”, tha Zoran Zaev.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani insiston se e për zbatimin e shqipes në gjyqësor, nuk është kërkuar mendim nga Komisioni i Venecias, por vetëm për vlerësimi i dilemës se a duhet dygjuhësia të jetë pjesë e bankënotave dhe uniformave të ushtrisë.

Në Konlkuzat e Komisionit të Venecias të cilat i bëri publike Osmani theksohet: “Komisioni nuk ka mandat për të vlerësuar kushtetutshmërinë e Ligjit, dhe se e përshëndet zgjerimin e përdorimit të gjuhës shqipe. Nëse zbatohet në banknota, nuk është në kundërshtim me normat ndërkombëtare. Komisioni nuk ka dhënë mendim pozitiv për pjesën e shfrytëzimit të shqipes në procedura gjyqësore dhe në lartësinë e gjobave që duhet t’i parashtrojë Inspektorati”.

E ndryshe nga Osmani, profesoresha Tanja Karakamisheva e cila ka qenë e pranishme në sesionin plenar të Komisionit të Venecias, ka notuar 14 pikë që sipas saj kanë qenë kontestuese. Ajo që tërheq më shumë vëmendjen është se sipas saj Komisioni ka kërkuar që Ligji pas shqyrtimit të mos miratohet me procedurë të shkurtër.

“Komisioni i rekomandon legjislativit që gjatë shqyrtimit të serishëm të ndryshimeve të Ligjit, të mos e përdorë procedurën e shkurtuar në Kuvend”, u shpreh Tanja Karakamisheva.

Reaguan petritët opozitare,  Lideri i Lëvizjes Besa, Biall Kasami thotë se pajtohet se ligji duhet të shqyrtohet, por jo edhe me atë kur thuhet se shqiptarët janë pakicë në Maqedoni. “Ka dy gjëra. Njëra që pajtohemi me Komisionin e Venecias dhe e dyta që s’pajtohemi. Ajo që pajtohemi është se duhet të rishqyrtohet Ligji dhe ne si Lëvizja BESA kërkojmë që partitë shqiptare është koha të ulemi dhe në kuadër të Platformës Shqiptare, të zgjidhin njëherë e përgjithmonë problemin me gjuhën shqipe dhe gjuha shqipe të jetë njëherë e përgjithmonë në Kushtetutë gjuhë zyrtare, dhe jo kështu me zgjidhje parciale, të cilat pastaj dëmtojnë edhe më shumë në implementimin e tyre. Ajo që nuk pajtohemi me këtë raport, është ajo se shqiptarët e Maqedonisë nuk janë minoritet dhe janë populli i dytë shumicë në këtë vend”, deklaroi Bilall Kasami.

Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE-ja tha se raporti i Komisionit të Venecias duhet të merret parasysh, pasi shteti aspiron integrimin në Bashkimin Evropian.

“Raportet e Komisionit të Venecias dhe qëndrimet e tyre, absolutisht janë diçka që duhet të jenë pjesë e ligjeve, pasi aspirojmë për Bashkim Evropian dhe pret që për një kohë të gjatë, ndoshta të marrë datë për nisjen e negociatave”, potencoi Naum Stoilkovski.

Ndryshe Ligji i gjuhëve u miratua në janar të 2018-s, ndërkaq në fuqi hyri pas një viti. Pas kësaj, ai u dërgua në shqyrtim në Komisionin e Venecias për të shqyrtuar çështjet kontestuese. Nga Ligji janë formuar dy institucione, Agjencia për zbatim të Ligjit dhe Inspektorati./21Media

 

Back to top button