Sot është protestuar në Shkup

Sot është protestuar në Shkup

U kërkua shfuqizim i ligjit i cili parasheh rritje të tatimit të veturave që importohen në Maqedoninë e Veriut.

Protestuesit thonë se nëse pushteti nuk e shfuqizon Ligjin, askush nuk do të blejë vetura dhe rrezikohen t’u pengohet puna, pasi s’do të kenë çfarë importojnë.

Paraprakisht për këtë është deklaruar drejtori i Doganave, ai ka thënë se nuk do të ndryshohet ligji dhe rritja e tatimit do të vlejë.

Qeveria e solli këtë masë si një mënyrë për të ulur nivelin e ndotjes së ajrit./21Media