Maqedoni: Protesta opsion për VMRO-DPMNE-në

Mickoski nuk pranoi t’u drejtohet protestuesve

Në mënyrë kriminele, përmes gjyqësorit dhe prokurorisë, Zoran Zaev i shantazhon deputetët të votojnë për ndryshimet kushtetuese, e me këtë edhe për ndryshim të emrit kushtetues, edhe pse në referendum nuk e fitoi legjitimitetin e qytetarëve për një gjë të tillë. Kështu deklaroi Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sipas së cilit tha se partia e tij, por edhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, nuk do të marrin pjesë në veprime, siç i quan ai, kriminele. Sipas Mickoskit në histori do të shkruhet se emrin nuk e ndryshojnë qytetarët, por 80 deputetë të siguruar përmes shantazhit dhe kërcënimeve.

“Ndryshimi  i Kushtetutës, me qëllim që të ndryshohet emri kushtetues, nuk po bëhet në mënyrë demokratike, por përmes aktit të “dhunimit” të procedurave, përmes kërcënimeve dhe shantazhit ndaj deputetëve dhe të afërmeve të tyre. VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë, nuk do të marrim pjesë në këtë proces dhe në seancën e sotme, si parti politike, nuk do të japim legjitimitet për ndryshimin e Kushtetutës, për shkak se ndryshimet e tilla nuk e kanë legjitimitetin e qytetarëve”, ka thënë Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Rezistenca dhe protestat janë opsioni i VMRO-DPMNE-së për të kundërshtuar pushtetin në procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe ndryshimin e emrit, thotë Mickoski. Pasi që mbaroi konferenca për media para Kuvendit, së bashku me bashkë-partiakët e tij iu bashkëngjit protestueseve para shtëpisë ligjvënëse. Kjo gjë u përshëndet nga të pranishmit.

Megjithatë Mickoski nuk iu përgjigj thirrjeve që tu drejtohet protestuese para Kuvendit, në protestën e organizuar nga Lëvizja Maqedonia bllokon.

E thërrasim kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micksokin që të vijë këtu në skenën e improvizuar dhe t’i drejtohet popullit maqedonas.

Për herë të fundit i bëjmë thirrje kryetarit të VMRO-DPMNE-së të vijë në foltoren tonë popullore, t’i drejtohet popullit maqedonas. Je i thirrur nga të gjithë të pranishmit.

Por, as thirrja e fundit nuk e bindi Mickoskin që të ngjitet në skenën e improvizuar.

Siç duket kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk dëshiron që t’i drejtohet popullit maqedonas. Le të mbetet atje te gardhi. Këtu është populli maqedonas.

Me këtë lideri i VMRO-DPMNE revoltoi protestuesit, ndërsa disa prej tyre e porositën – nëse qëllimi i tij është vetëm për tu fotografuar dhe për tu reklamuar, më mirë mos vijë fare./21Media

Back to top button