609.813 votuan pro, 37.700 kundër dhe 19.221 fletëvotime ishin të pavlefshme në referendumin e 30 shtatorit

609.813 votuan pro, 37.700 kundër dhe 19.221 fletëvotime ishin të pavlefshme në referendumin e 30 shtatorit

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve raportin e rezultateve të Referendumit do t’ia dorëzoj Kuvendit, i cili pyeti qytetarët se a janë për anëtarësim në BE dhe NATO, duke pranuar marrëveshjen e Prespës ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Referendumi u zhvilluanë 80 komuna, ose në gjithsej 3.513 vendvotime brenda Maqedonisë dhe në përfaqësitë diplomatike-konsullore jashtë shtetit.

Nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu tha se prej gjithsej 1.806.336 qytetarëve nga lista zgjedhore, të drejtën për të votuar dje e shfrytëzuan 666.743 prej tyre.

“Sipas rezultatit të vërtetuar të votimit në Referendumin 2018, vendimi nuk është miratuar, për shkak se nuk votuan më shumë se gjysma e qytetarëve nga numri i përgjithshëm sa ishin në listën zgjedhore. Raporti i rezultateve të votimit të këtij referendumi publikohet në gazetën zyrtare në afat prej 15 ditësh nga dita e mbajtjes së referendumit. I njëjti do t’i dorëzohet edhe Kuvendit të Maqedonisë.” deklaroi nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu.

Kryetari i KSHZ-së, OliverDerkoski tha se nuk ka pasur parregullsi të mëdha që mund të rivotohej në ndonjë vendvotim e aq më pak të ndikoj në rezultatin e referendumit.

“KSHZ nëse konstaton se nga raportet e Komisioneve Komunale Zgjedhore ka bazë për parregullsi në disa vendvotime, sipas kompetencave do të marrim masa. Së pari, përgjegjësi për organet tona që kanë zbatuar këtë proces, por kuptohet, varësisht nga tipi i shkeljeve ashtu do të jenë edhe masat.”, deklaroi Oliver Derkoski, kryetari i KSHZ-së.

Për krahasim, dalja prej 36,91% në këtë referendum ishte më e ulët se në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, kurdalja ishte 59,51%, kurse në Zgjedhjet Parlamentare të 2016-tës dalja ishte66,79%.

Ky është referendumi i tretë në historinë e shtetit. Në referendumin e 7 nëntorit 2004,shumica e qytetarëve u shprehën kundër ndarjes së re territoriale, por referendumi nuk ishte i suksesshëm për shkak se dalja ishte 26%. Në referendumin për Pavarësinë e Maqedonisë, i mbajtur me 8 shtator 1991, dalja ishte 75%, prej të cilëve mbi 1 milion qytetarë votuan pro dhe 39 mijë kundër./TV21