Po fillojnë të zbatohet masat që i solli Qeveria për perventivë nga murtaja afrikane e derrave

Po fillojnë të zbatohet masat që i solli Qeveria për perventivë nga murtaja afrikane e derrave

Të dielën 100 gjuetarë në pyjet e Maqedonisë, do të gjuajnë derra të egër. Gjuetia do të nisë në rajonin e Pallankës, zonë e cila është në afërsi të Bullgarisë dhe Serbisë, ku vetëm se është paraqitur virusi. Për masat preventive me rebalansin e buxhetit të Qeverisë, janë ndarë 65 milion denarë. Sipas Ministrit të Bujqësisë, Trajan Dimkovski, kjo shumë është shumë e vogël në krahasim me dëmin që mund të vijë në buxhetin e shtetit nëse murtaja prek derrat. Në këtë rast përveç derrave të egër do të ngordhin edhe të gjithë derrat shtëpiak.

“Numri i përgjithshëm i derrave në Maqedoninë e Veriut është 120 mijë. 20 mijë derrat shtëpiak, për të cilët nuk kanë kushte që t’i sigurojnë masa biosigurie, janë pak në numër rreth 15% nga derrat shtëpiak, që ruhen në ferma”, tha Trajan Dimkovski, ministër i Bujqësisë.

Sa i përket rreziqeve nga zjarret në pyje, gjuetarët dijnë të mbrohen dhe ka kujdestarë të pyjeve, thonë nga pyjet e Maqedonisë. Por vazhdon ndalesa për lëvizjen e qytetarëve nëpër pyje, sidomos tani që do të gjuhen derrat e egër.

“Japim leje ditore. Kontrollin në marrëveshje me Federatën e gjuetarëve do ta bëjmë së bashku me shumë gjasa, që të kemi kontroll sa më të madh, me qëllim që të mos ketë keqpërdorime. Do të doja të theksoj për lëvizjet, duke pasur parasysh se ministria kompetente kërkon të ketë ndalesë për lëvizje nëpër pyje për shkak të zjarreve të mëdha, nuk ka asnjë pengesë për Shoqatën dhe Federatën e gjuetarëve për lëvizje në pyll, për zbatimin e masave”, u shpreh Zoran Gjorgjiev.

Nga Federata e gjuetisë shprehen pesimist, thonë se nuk mund të arrijnë ultimatumin që për 10 ditë të vrasin 50% të derrave dhe nuk pranojnë që ushtria të përfshihet në gjuetim e derrave të egër.  Nga kjo federatë thonë se do të gjuhet vetëm numri i derrave i cili e tejkalon kapacitetin e gjahut, pasi siç thonë, numri i shtuar i derrave mund të shkaktojë dëme mbi bujqësinë dhe përhapje të sëmundjeve infektive.

“Ne si federatë jemi në bisedime të vazhdueshme me të gjithë koncensionerët në shtet. Do të dalim me propozim masa konkrete deri te Ministria dhe Qeveria, por gjithsesi do t’i përmbahemi masava themelore të ministrive për biosiguri – zvogëlimi i numrit të derrave të egra, ndalesa për përdorimin e mishit të kafshëve të egër, dezinfektimi i rregullt gjatë hyrjes në vendkalimet,  ndalesa për import të mishit në vend. Këto janë masat bazë dhe ne i përkrahim”, theksoi Vllatko Alleksovski nga Federata e Gjuetisë.

Si preventiv për murtajën afrikane të derrave Qeveria ka caktuar masa me çka do të zvogëlohet numri i derrave, janë caktuar përforcime edhe kontrolle doganore, me çka do të konfiskohet mishi i derrave nëse gjindet te udhëtarët. Si dhe është ndaluar importi i mishit të derrit.

Në lidhje me këto masa, ka reaguar shoqata për mbrojtjen e kafshëve, Anima Mundi. Sipas tyre gjuajtja e derrave është monstruoze dhe vetëm Maqedonia e Veriut shpenzon 65 milion denarë nga buxheti për këtë masakër brutale. Dëmi për ekonominë nëse sëmundja shfaqet midis derrave në vend do të tejkalojë 100 milion euro në vit./21Media