Osmani takohet me Çaushogllun

Osmani takohet me Çaushogllun

Shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çaushogllu, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut është takuar edhe me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Nga kabineti i Osmanit theksojnë se Turqia e dëshmoi mbështetjen shumëvjeçare të vendit tonë në rrugën drejt integrimit evropian.

Gjatë takimit Osmani-Çaushogllu është biseduar për partneritetin strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë si dhe për anëtarësimin në NATO.

Osmani pas takimit theksoi se me ratifikimin e Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, nga ana e Kuvendit Popullor, Turqia dëshmoi mbështetjen shumë vjeçare të vendit në rrugën drejt integrimit evropian dhe euro-atlantik./Tv21