Maqedonia e Veriut regjistron 148 raste të reja me Covid-19!

Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 148 raste të reja Covid-19, nga 1 mijë e 261 testime të bëra, përcjell TV21. Janë regjistruar 52 pacientë të shëruar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Ndërsa sipas sistemit “Termini im”, është regjistruar një viktimë me diagnozë Covid-19, që ka ndërruar jetë me datë 27.06.2022. Sipas MSh-së bëhet fjalë për një 84-vjeçar nga Shkupi.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 313 mijë e 856, numri i të shëruarve është 303 mijë e 783, numri i të vdekurve është 9 mijë e 323 dhe numri i rasteve aktive është 750./21Media

Back to top button