Zaev: Na pret luftë kundër ndotjes, varfërisë dhe korrupsionit

Zaev: Na pret luftë kundër ndotjes, varfërisë dhe korrupsionit

“Ju uroj Maqedoninë e lirë, sovrane dhe të pavarur”, kishte deklaruar presidenti i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kiro Gligorov.

Me këto fjalë më 8 shtator, para 28 vjetëve, presidenti i parë i Maqedonisë, Kiro Gligorov ua uroi qytetarëve Pavarësinë e Maqedonisë. Referendumi në të cilin dolën mbi 75% nga qytetarët ishte i suksesshëm për shkak se për Maqedoni të pavarur dhe sovrane kanë votuar 96% nga votuesit.

Me aktivitete të ndryshme, qytetarë të moshave të ndryshme në parkun e qytetit e festuan Pavarësinë e Maqedonisë.

Për të rinjtë më interesante ishte policia.

Te tendat e mjekësisë, shumë nga pensionistët pritën për matje falas të presionit të gjakut.

Para fjalimit, Zaev i vizitoi të gjitha tendat. Te tenda e Ministrisë së Mjedisit Jetësor donoi bateri që duhet të riciklohen.

Zaev duke folur për Marrëveshjen e Prespës, tha se problemet më të mëdha kanë kaluar, dhe paralajmëroi se starti i negociatave për anëtarësim në BE në tetor do ta përforcojë rrjedhën e reformave në vend.

“Jemi në rrugën e duhur. Problemet më të mëdha i lëmë prapa nesh, tani jemi në rrugën e rritjes së rrogave, rrugën e ndërtimit, kjo është rruga ku hapërojnë qytetarët, rruga e luftës së përbashkët kundër ndotjes, varfërisë dhe korrupsionit, kjo është rruga e sigurisë dhe lirisë, rruga drejt NATO-s dhe BE-së”, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.

Zaev shtoi se nga shteti me shumë probleme dhe marrëdhënie të këqija me vendet fqinje, tani jemi shembull pozitiv dhe krenari evropiane.

“Ne nuk ikim nga problemet, jemi miq me fqinjët tanë. RMV është njohur si frymëzim për një Ballkan të ri, Ballkan i denjë për shekullin 21, pa grindje, por vetëm bashkëpunim dhe bashkësi. Nuk duhet të na mposhtin emocionet që lindin gjatë ndryshimeve. Nëse mendojmë në mënyrë racionale, do të kuptojmë se nuk humbim asgjë, mundemi vetëm të përfitojmë”, shtoi ai.

Këtë mëngjes, një delegacion qeveritar vendosi kurora lulesh tek varri i presidentit të parë të shtetit Kiro Gligorovit dhe Boris Trajkovski.

Në referendumin e vitit 1991 kanë votuar shumë nga maqedonasit e diasporës, në SHBA, Kanada dhe Australi, ku votimi u realizua para kohe, ndërsa në shumë nga vendvotimet është konstatuar se votuesit kanë votuar PRO. Në ditët para Referendumit kishte thirrje deri te liderët e partive politike dhe qytetarët të dalin në votim. Thirrja nuk u pranua nga blloku shqiptar prej ku  bënë thirrje për bojkot duke pohuar se shqiptarët janë popull pa të drejta të mjaftueshme./21Media