Stoltenberg: NATO është e mirë edhe për Evropën edhe për Amerikën

Stoltenberg: NATO është e mirë edhe për Evropën edhe për Amerikën

Jens Stoltenberg, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s sot në konferencë për shtyp nga Brukseli, tha se kanë pasur takim të rëndësishëm në të cilin kanë marrë disa vendime, shkruan Tv21.tv

“Sapo përfunduam takimin, kishim mosmarrëveshje, por më e rëndësishmja kemi vendime, që do ta bëjnë aleancën më të fortë. NATO është e mirë edhe për Evropën edhe për Amerikën. Dyert e NATO-s janë dhe do të jenë të hapura dhe sot ramë dakord që të ftojmë Maqedoninë që të fillojmë bisedimet për anëtarësim, pas marrëveshjes historike që u arrit mes Shkupit dhe Athinës”, tha mes tjerash Stoltenberg./21Media