“Maqedonia ka përkrahje, duhet shfrytëzuar”

Musliu ka thënë se shqiptarët do të jenë më aktiv në gjetjen e zgjidhjes së emrit të Maqedonisë

Fillimi i qeverisë së re lë vend për optimizëm, kurse takime në Bruksel treguan se përkrahja nuk do të mungoj as nga faktori ndërkombëtar, vlerësuan mysafirët në emisionin debutues, Click Plus.

Analisti, Albert Musliu se shqiptarët do të jenë më aktiv në gjetjen e zgjidhjes së emrit, pasi që euro-integrimet janë prioriteti i parë për shqiptarët. Musliu tha se sjellja e VMRO DPMNE-së vetëm se ka komplikuar më shumë marrëdhëniet me shtetet fqinjë, por ka besim që qeveria e re do ti çoj proceset përpara, shkruan TV21.TV

E për prishjen e marrëdhënieve me Greqinë foli edhe analisti, Ismet Ramadani. Ai theksoi një moment kur ish ministri i jashtëm grek, Dora Bakojani, iu ka thënë ekipeve negociuese se me shefin e atëhershëm të diplomacisë maqedonase, nuk dëshiron të takohem më. Por edhe Ramadani është optimist se përkrahja prej BE-së nuk do të mungojë. Ai thotë se problemi më i madh i kësaj përbërje qeverisëse do të jenë obstrukcionet e opozitës, dhe mos përmbushja e reformave.

E ish zëvendëskryeministri nga radhët e BDI-së, Fatmir Besimi, tha se faktori shqiptar është pjesë aktive e gjetjes së zgjidhjes për të gjitha problemet madhore të shtetit. Sipas Besimit, takimet e para të kryeministrit me përfaqësues të lartë të BE-së dhe të NATO-s, treguan se përkrahja nga faktori ndërkombëtar, nuk do të mungon./21Media

Back to top button