Nuk përjashtohet nevoja për ligj cilësor për emigrantët

Nuk përjashtohet nevoja për ligj cilësor për emigrantët

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski, tha se para dy muajve hyri në fuqi Ligji për mbrojtje ndërkombëtare, si shtesë e Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme.

Sipas tij, Republika e Maqedonisë nuk mund të konsiderohet si destinacioni i fundit për emigrantët në lëvizje, por është vetëm korridor i emigrantëve. Spasovski shton se kjo nuk do të thotë se përjashton nevojën për të sjellë një Ligj cilësor në aspektin e së drejtës ndërkombëtare, shkruan tv21.tv

“Kur Evropa u ballafaqua me një valë masovike të emigrantëve, nga vendet e Lindjes së mesme dhe të afërt dhe prej disa vendeve nga Afrika veriore, vendi ynë ishte linja e parë e frontit për tu marrë me krizën e emigrantëve, përndryshe, një  krizë e tillë nuk është mbajtur mend në dekadat e fundit. Si pjesë e të ashtuquajturës ruta Ballkanike e emigrantëve, ishim dëshmitarë të jo vetëm tragjedisë që fati i migrimit e bart me vete, por edhe të gjithë rreziqeve dhe kërcënimeve që kriza mund t’i shkaktojë.  Është i rëndësishëm fakti që edhe sot në kufijtë e Evropës ka milion emigrant dhe milion fate të papërcaktuar të njerëzve dhe  pa marrë parasysh marrëveshjeve politike dhe zgjidhjeve, nuk mund të garantohet se gjithë atë që e pamë gjatë viteve 2015 dhe 2016, është e kaluar që nuk do të përsëritet”, tha ministri.