Këtë e bëri të ditur dje Sekretari i përgjithshëm i NATO-s

Këtë e bëri të ditur dje Sekretari i përgjithshëm i NATO-s

Njëzet e nëntë liderë nga Këshilli Veri-Atlantik sot, në ditën e parë të Samtit të NATO-s në Bruksel, do të arrijnë marrëveshje t’i dërgojnë Maqedonisë ftesë për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Këtë e bëri të ditur dje Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg  ku i potencoi temat të cilat do të jenë sot dhe nesër në tryezën e liderëve.

“Pres që pas marrëveshjes historike të arritur muajin e kaluar rreth kontestit për emrin do të ftojmë Shkupin të fillojë negociatat për anëtarësim. Kur të finalizohet dhe zbatohet marrëveshja do të mund të ftojmë ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë për tu bëri anëtarja e 30-të e NATO-s nën emrin e saj të ri, Republika e Maqedonisë Veriore. Ky është sinjal se porta e NATO-s mbetet e hapur”, deklaroi Stoltenberg.

Ambasadorja e SHBA-së në NATO, Kej Bejli Haçinson dje konfirmoi se SHBA-ja dëshiron ta shohë Maqedoninë si anëtare e Aleancës, por porositi se për këtë duhet që qytetarët ta konfirmojnë Marrëveshjen me Greqinë në referendum./TV21