“Maqedoninë dëshirojmë që ta shikojmë si aleate e 30-të e NATO-s”

Dimitrov në Turqi do të takohet edhe me ministrin e Mbrojtjes

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushoglu të enjten u takua me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ku diskutuan rreth ngjarjeve politike në Maqedoni dhe rajon.

“Me ministrin e Jashtëm Nikolla Dimitrov biseduam për marrëdhëniet Turqi-Maqedoni dhe çështjet tjera rajonale. Pa humbur shumë kohë ne Maqedoninë dëshirojmë që ta shikojmë si aleate e 30-të e NATO-s”, shkruan Çavusoglu në rrjetin social Facebook.

Dimitrov në Turqi gjithashtu do të realizojë takim edhe me ministrin e Mbrojtjes Hulusi Akar dhe takime në Parlamentin e Turqisë./21Media

Back to top button