Ai ndihet i fyer nga gazetarët sportivë në Argjentinë

Ai ndihet i fyer nga gazetarët sportivë në Argjentinë

Legjenda e futbollit argjentinas shpreh edhe njëherë dëshirën për të marrë drejtimin e kombëtares.

Diego Maradona, aktualisht është president i ekipit bjellorus Dinamos Brest, i cili ju u është drejtuar gazetarëve sportiv në Argjentinë.

Drejtuesit e Federatës së Futbollit po kërkojnë të zgjedhin pasardhësin e Jorge Sampaolit, por nuk duan të nxitohen në zgjedhjen e bërë.

Legjenda argjentinase, i cili ka drejtuar Argjentinën në vitet 2008-2010, duke marrë pjesë dhe në Botërorin e Afrikës së Jugut, ka dëgjuar shumë emra që qarkullojnë për postin e trajnerit të Argjentinës. Ai ndihet i fyer, pasi gazetarët latinë nuk kanë përmendur emrin e tij, si një alternativë për stolin e kombëtares.

“Shqetësohem kur disa gazetarë nuk më përfshijnë mes kandidatëve të mundshëm për kombëtaren”, ka thënë Maradona. “Po dëgjoja një gazetar, i cili nuk më përmendi fare mes emrave kandidat. Më vjen keq që edhe disa gazeta në vendin tim nuk më marrin në konsideratë, ndërkohë që diskutojnë për të tjerë ish-trajnerë të kombëtares”.

“Por, kjo është gazetaria sportive që kemi në Argjentinë. Gjithsesi, unë kam një kontratë tre-vjeçare me Dinamo Brestin, të cilëve u kam dhënë fjalën time, edhe pse do të jepja jetën për kombëtaren time”, ka përfunduar ai.