“Unë e kam stërvitur lojtarin më të mirë"

“Unë e kam stërvitur lojtarin më të mirë”

​Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka thënë se e ka mësuar yllin e Barcelonës, Lionel Messi si të shënojë nga gjuajtja e lirë.

Messi për momentin është një ndër lojtarët me të mirë në botë për gjuajtjet e lira dhe Maradona ka thënë se është ai që e ka mësuar argjentinasin si të gjuaj.

Tekniku argjentinas kaloi kohë me pesë herë fituesin e Topit të Artë, kur ishte në krye të Argjentinës gjatë viteve 2008-2010. Maradona ka vetëm fjalë të mira për Messin duke thënë se është fenomen.

“Unë e kam stërvitur lojtarin më të mirë dhe askush nuk mund ta thotë të kundërtën, sepse është në gjendje të kaloj pesë lojtarë, është fenomen. Ka pasur problem me gjuajtjet e lira. Kur përfundonim trajnimet, e mbanim Leon për t’i trajnuar gjuajtet e lira. Nuk e mësova si të shënoi nga gjuajtja dhe pas një kohe me pyeti si të shënoi. I thashë gjuaj në mes, tash nuk mund të humbas ndonjë gjuajte”, deklaroi ai.

Maradona është rikthyer si trajner te Gimnasia dhe beson që do të këtë sukses.

“Nuk mund të premtoj asgjë. Ju tregova edhe lojtarëve, nuk jam magjistar. I tregova presidentit se dua të bisedoj me stafin para ndeshjes sonë kundër Racing në javën tjetër”, përfundoi ai.