Diego Armando Maradona ka dhënë dorëheqje

Diego Armando Maradona ka dhënë dorëheqje

Legjenda argjentinase nuk është më trajner i skuadrës nga liga e dytë e Meksikës. Pas 10 muajve të kaluara në stolin e Dorados, Diego Armando Maradona ka dhënë dorëheqje.

Arsye për largimin e tij nga klubi meksikan, janë shkaqet shëndetësore me Maradonan që pritet t’i nënshtrohet disa operacioneve, fillimisht në krah e më pas edhe në gju.

Klubi e ka falënderuar Maradonan për punën që ka bërë në këto muaj sa ishte në krye të tyre.

“Së bashku e kemi befasuar gjithë botën. Kemi treguar që futbolli është i mbushur me pasion dhe zemër. Faleminderit për gjithçka, Boss! Shërim të shpejtë dhe shihemi përsëri”,shkruan klubi në faqen zyrtare në Twitter.