Kjo është arsyeja

Kjo është arsyeja

Ish-lojtari argjentinas i futbollit, Diego Maradona nuk do të marrë pjesë në premierën e filmit dokumentar mbi jetën e tij sonte në Festivalin e Filmit në Kanë, për shkak të një dëmtimi të shpatullës, njoftuan producentët e filmit.

“Diego Maradona me keqardhje të thellë njofton se nuk mund të marrë pjesë në premierën botërore të filmit të tij”, thanë producentët.

Filmi trajton rritjen e yllit argjentinas në Napoli përmes titullit të kampionatit botëror si kapiten i Argjentinës, por edhe ndriçimin dhe momentet e ngritjes së tij, jetën ekstravagante dhe luftën me varësinë e drogës.

Dokumentari “Maradona” është me regji të Asif Kapadia.