Legjenda e futbollit argjentinas nuk ka kursyer lavdet për Cristiano Ronaldon

Legjenda e futbollit argjentinas nuk ka kursyer lavdet për Cristiano Ronaldon

Në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Atletico Madridit, Ronaldo dëshmoi edhe njëherë se është një prej lojtarëve më të mëdhenj që ka luajtur ndonjëherë futboll.

Me tre gola të realizuar të portugezit, Juventusi arriti të përmbyste rezultatin nga ndeshja e parë dhe të kualifikohet në çerekfinale.

Të shumta kanë qenë reagimet nga të gjithë për paraqitjen e portugezit, e këtu nuk mund të mungonte as Diego Armando Maradona, i cili e ka krahasuar Ronaldon me një bishë. “Ka disa lojtarë që u kanë bërë magji. Ne argjentinasit e duam Messin dhe jemi shumë krenar që ai nuk na braktisi për Spanjën, por ai tjetri është një bishë. Ronaldo ka një fuqi të pastër dhe është një magjistar. Ai tha se do të shënonte tre gola dhe e bëri këtë gjë”, deklaroi Maradona.