Marquez humbi kontrollin e motorit

Marquez humbi kontrollin e motorit

Marc Marquez pësoi një përplasje të tmerrshme gjatë praktikës së lirë (FP1) në Tajlandë, por ishte një mrekulli që ai arriti të marr pjesë edhe në FP2, pas vetëm një ore. Gjatë FP2 ai zuri vendin e gjashtë.

26-vjeçari humbi kontrollin e motorit duke rrëshqitur në pistë, ndërsa automjeti i tij rrëshqiti pas tij. Marquez u dërgua në spitalin menjëherë, ai nuk pësoi ndonjë dëmtim të rëndë edhe pse u ankua për dhimbje në këmbën e majtë.

“Ishte një makth, për rreth pesë sekonda nuk mund të merrja frymë”, tha ylli spanjoll.

Shefi i skuadrës së Honda-s, Alberto Puig tha se ishin me fat dhe tani ai është në rregull.

“Marquez shkoi në spital për tu kontrolluar dhe gjithçka duket mirë”, tha ai.

Kampioni në fuqi, Marquez, kryeson renditjen me 98 pikë dhe mund të fitojë kampionatin nëse mbledh të paktën dy pikë më shumë sesa rivalja më i afërt Andrea Dovizioso./21Media