Aktorja e uroi Halloween-in me imazhe të frikshme

Aktorja e uroi Halloween-in me imazhe të frikshme

Festën e Halloween-it,  apo siç njihet ndryshe “Nata e shtrigave” e kanë mirëpritur shumë personazhe të njohura të showbiz-it shqiptar dhe ndërkombëtar.

Këtë festë e uroi edhe aktorja e njohur meksikane, Ana De la Reguera apo e njohur si “Maria” nga seriali “Për ty”, shkruan rtv21.tv

Në rrjetin social instagram, ku numëron 918 mijë ndjekës, aktorja sot publikoi dy imazhe, në njërën prej së cilave shihet mjaft e frikshme.

Ana de la Reguera është lindur më 08 prill të vitit 1977. Ajo është aktore e njohur meksikane, e cila njihet edhe për role të ndryshme në seri televizive, filma etj.

Kujtojmë që, Halloween, konsiderohet të jetë dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza, errësirës dhe çdo gjëje të frikshme. Kjo festë edhe pse me imazhe të frikshme, festohet edhe nga fëmijët. Përpos maskave të frikshme, shenja e kësaj feste vazhdon të mbetet kungulli./21Media