Imazhi i aktores po pëlqehet nga ndjekësit

Imazhi i aktores po pëlqehet nga ndjekësit

Ana de la Reguera është aktore e njohur meksikane, e cila për publikun shqiptar është bërë e njohur nga seriali “Për ty”, shkruan rtv21.tv

“Maria”, e cila është shikuar në shumë vende të botës, ka rrëmbyer zemrat e shumë njerëzve, kudo që është transmetuar seriali.

Krahas karrierës, aktorja siç duket aktive po qëndron edhe në rrjete sociale, ku numëron numër të madh të ndjekësve.

Pak orë më parë, 42 vjeçarja publikoi një imazh, në të cilin shihet në ujë dhe gjysmë e zhveshur.

Në fotografinë e publikuar për 903 mijë ndjekësit e saj në instagram, “Maria” po merr komente dhe pëlqime të shumta.

Ana de la Reguera është lindur më 08 prill të vitit 1977. Ajo është aktore e njohur meksikane, e cila njihet edhe për role të ndryshme në seri televizive, filma etj./21Media