Mariano në kërkim të skuadrës së re
20 Gusht 2019
Reali kërkon 20 milionë euro
Reali kërkon 20 milionë euro
Sulmuesi i Real Madridit, Mariano Diaz nuk e di se ku do të luajë këtë sezon.
Ai bëri gjithçka çfarë mundej për t’i dëshmuar Zidane se dëshiron të qëndroj në “Santiago Bernabeu”, por tekniku francez i ka thënë se nuk ka vend.
Futbollisti spanjoll ka pranuar të luajë për një tjetër ekip, por problemi qëndron te paratë.
“Los Blancos” kërkojnë 20 milionë euro.
Interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur Milan, Espanyol, Real Betis dhe Valencia.