Luana me një urim për gjysmën e saj

Luana me një urim për gjysmën e saj

Moderatorja dhe këngëtarja e mirënjohur, Luana Vjollca me fjalët më të mira i ka uruar ditëlindjen motrës së saj, Marinës e cila sot mbush 28 vjet.

Luana ka thënë se nuk dëshiron as të imagjinoj se si do të kishte qenë jeta e saj pa Marinën, shkruan rtv21.tv

“Nuk e di si do kishte qenë jeta ime pa ty, por as nuk dua ta imagjinoj! Gjithmonë bashkë Gjysma ime. Gëzuar ditëlindjen jetë. TË DUA”, ka shkruar Luana sipër videos nga momentet e tyre më të bukura./21Media