Marine Le Pen ‘ngrinë’ funksionin e kryetares së Frontit Kombëtar

Në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë

Kandidatja e ekstremit të djathtë për President të Francës, Marine Le Pen, ka kumtuar se ajo do të largohet përkohësisht nga funksioni i kryetares së partisë Fronti Kombëtar.

Ajo këtë vendim e mori para rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, i cili zhvillohet më 7 maj, në të cilin ajo do të përballet me kandidatin e qendrës, Emmanuel Makronin, shkruan rtv21.tv

Anketat më të reja dëshmojnë se Makron do të ngadhënjejë në rrethin e dytë, por Le Pen këmbënguli se ai mund të bëhet presidente.

Kandidatja e ekstremit të djathtë qartësoi se vendimin për tu larguar përkohësisht nga funksioni i kryetares së partisë e mori, pasi që është e bindur se Presidenti i vendit duhet të bashkoi qytetarët.

Gjatë një interviste dhënë televizionit të Francës, Le Pen tha se ajo nuk do të jetë më kryetare e Frontit Kombëtar, pasi që është kandidate për presidente.

Le Pen kryesimin e partisë e mori përsipër në vitin 2011, nga ati i saj dhe themeluesi i Frontit Kombëtar, Zhan Mari Le Pen.

Menjëherë pas përfundimit të rrethit të parë, Le Pen filloi sulmet verbale kundër Makronit, duke theksuar se asgjë në programin e tij nuk flet për atë se ai do të angazhohet për një të ardhme më të mirë për Francën, ndërsa vetën e portretizoi si patriote dhe e quajti Makronin si një foshnje të Hollandit, duke aluduar në presidentin në largim, Fransoa Holland, i cili do të hyjë në histori si njëri prej presidentëve më popullaritetin më të ulët në mesin e francezëve.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve, i cili u zhvillua javën e kaluar, për Le Penin votuan 7.6 milionë francezë, rezultati ky më i mirë i shënuar ndonjëherë nga një kandidat i Frontit Kombëtar, duke fituar 2.8 milionë vota më shumë se i8 ati i saj në zgjedhjet e vitit 2002./21Media

Back to top button