Nëna nuk besoi se grimi është për Marion

Nëna nuk besoi se grimi është për Marion

Mario Dedivanoviç është një nga grimierët më të famshëm në botë, por para 19 vjetësh kur nëna e tij mori vesh se ai donte të kishte këtë profesion, ishte kundër.

Mario ka postuar një fotografi në Instagram, pranë nënës së tij tek dyqani e “Sephora”-s, ku tregoi se ajo nuk e kishte përkrahur në fillimet e profesionit të tij si grimier.

 “Mamaja ime ishte jashtë vendit gjatë lansimit prandaj mbrëmjen e kaluar shkova me të tek Sephora që ta shihte për herë të parë. Ajo ishte me mua 19 vjetëve më parë kur kalova pranë një dyqani Sephora dhe menjëherë hyra brenda për të aplikuar për punë. Por mamaja më kapi krahun për të më nxjerrë jashtë dyqanit dhe më tha se bukuria e grimi nuk janë për ty. Faleminderit Zotit pata kurajon të mos heq dorë dhe vitet që pasuan. Jo shumë fëmijë e bëjnë këtë. Të dua mami”, shkroi ai.

Në muajin nëntor, Kim Kardashian i dhuroi Marios çmimin “Artistic Achievement” në “American Influencer Awards” të organizuar në “Dolby Theatre”. Pasi mori çmimin nga bashkëpunëtorja e tij, Mario mbajti një fjalim shumë emocionues.

Mario tregoi se jeta për të nuk ka qenë aspak e lehtë në luftën për pranimin e homoseksualitetit të tij nga shoqëria dhe me këtë rast dha një mesazh për gjithë shqiptarët./21Media