Ajo duket bukur në të kuqe

Ajo duket bukur në të kuqe

Ajo me rolin e saj të veçantë në serialin “Për ty” ka mbledhur pas vetes numë të madh të fansave, kudo ku është  transmetuar seriali. Bëhet fjalë për aktoren e njohur meksikane, Mariana Torres-in apo “Marisolin”, shkruan rtv21.tv

Sikurse artistët tjerë në mbarë botën, edhe Mariana shfrytëzon rrjetet sociale për të qenë sa më afër ndjekësve. Së fundmi, bukuroshja 33 vjeçare për 426 mijë ndjekësit e saj në instagram publikoi disa imazhe të bukura, ku shihet me personin e zemrës, Jonathan Nienow-in.

E rregulluar me shumë stil dhe e veshur me fustan ngjyrë të kuqe, aktorja duket bukur në imazhet e fundit, në të cilat ka marrë pëlqime dhe komente të shumta.

Aktorja ka debutuar në skenë në vitin 2002, në serialin “Për ty”, serial ky i dubluar në shqip, i cili është transmetuar edhe në RTV21./21Media