Gjuriq arrestohet nëse then agjendën e vizitës në Kosovë

Gjuriq arrestohet nëse then agjendën e vizitës në Kosovë

Shefi i Zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq mund të arrestohet nëse thyen agjendën e aprovuar nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Këshilltari i ministrit Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj tha për kallxo.com se Marko Gjuriq ka kërkuar të vizitojë disa lokacione, por i është aprovuar vetëm një, ajo e takimit në Qendrën e Studentëve në Veri të Mitrovicës.

Gjuriq ka kërkuar që të kryej vizita në disa lokacione, por kjo nuk i është aprovuar nga MPJ. Ai ka leje të shkoj vetëm në Qendrën e Studentëve. Në momentin e parë që ai thyen agjendën që i kemi aprovuar ai arrestohet”, tha Zyberaj.

Zyberaj shtoi se MPJ i ka aprovuar kërkesën për vizitë edhe Ministrit të Arsimit, por ky i fundit ka anuluar vizitën./kallxo.com