Gjuriq në Kosovë për "Shën Mitrin"

Gjuriq në Kosovë për “Shën Mitrin”

Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq sot ka hyrë në veri të Mitrovicës.

Vizita e tij po realizohet për festën e “Shën Mitrit”, që e shënon nisjen e dimrit.

Lajmin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

“Po ka hyrë në Kosovë, me leje të autoriteteve, dhe është nën përcjellje policore”, ka thënë Hoti

Mediat serbe po ashtu kanë raportuar për këtë vizitë.

Portali rtv21.tv ka kontaktuar edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, por deri më tani nuk është përgjigjur lidhur me vizitën e Gjuriqit./21Media