Marron 5 është një nga grupet më të famshme të muzikës rreth botës

Marron 5 është një nga grupet më të famshme të muzikës rreth botës

Këngët e tyre gjithmonë kanë pasur suksese të jashtëzakonshme, e këtë sukses e premton edhe kënga më e re e quajtur “Wait”, shkruan rtv21.tv.

Kënga u publikua në YouTube e shoqëruar me një videoklip fantastik, me disa efekte speciale që jemi mësuar t’i shohim në filmat më të suksesshëm të Hollywood-it.

Kënga ende pa mbushur as një ditë që është publikuar në YouTube, ka marrë mbi 2.6 milionë klikime, dhe mbi 200 mijë pëlqime e mbi 11 mijë komente nga e gjithë bota./21Media