Maroon 5 rikthehen me koncerte

Adam Levine është rikthyer me të reja, por kësaj radhe nga ana profesionale.
Maroon 5 kanë njoftuar se në pranverë nisin me koncerte.
“Ne po kthehemi në Vegas. Biletat në shitje nga e hëna, më 3 tetor në orën 22:00 pasditë”, thuhet në njoftim.
Datat e listuara variojnë nga 24 mars 2023 deri më 12 gusht në Park MGM Las Vegas.
Levine së fundmi u përball me akuza se ai e tradhtoi gruan e tij Behati Prinsloo dhe donte t’i vinte fëmijës së tyre emrin e vajzës me të cilën dyshohet se tradhtoi Prinsloon.
Këngëtari i ka mohuar akuzat./21Media

Back to top button