Marrëveshja Britani – BE, parlamenti britanik voton sot

I ashtuquajturi “votim kuptimplotë“ do të ndodhë pas 5 ditëve debat mbi Brexitin

Kryeministrja May ka kërkuar nga politikanët që të përkrahin marrëveshjen e saj, ose pëndryshe do të rrezikojnë që të zhgënjejnë popullin britanik.

Megjithatë me shumë nga parlamentarët e partisë së saj duke u bashkuar me opozitën në votim kundër kësaj marrëveshjeje, pritet që ky votim të përmbyllet negativisht.

Votimi është paralajmëruar të fillojë në orën 20:00 sipas orës tonë lokale.

Dje kryeministrja May deklaroi se është kundër shtyrjes së Brexitit, duke insistuar se cak i saj është 29 marsi i këtij viti, gjithashtu deklaroi se është kundër një referendumi të dytë, që do të rrezikonte tradhëtimin e demokracisë britanike.

May ka paralajmëruar anëtarët e parlamentit se nëse votojnë kundër marrëveshjes së saj, kjo do të nënkuptonte një paralizë në Parlament, dhe një rrezik për shuarje të Brexitit.

Marrëveshja për Brexitin kërkon votat e 310 parlamentarëve nga 639 sa janë, mirëpo vetëm rreth 200 parlamentarë shumica e tyre konservativë pritet të votojnë pro./21Media

Back to top button