Thaçi: Çdo pretendim tjetër është i dëmshme për shtetin e Kosovës

Thaçi: Çdo pretendim tjetër është i dëmshme për shtetin e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se vonesat e miratimit të marrëveshjes së demarkacionit, janë të dëmshme për Kosovën, pasi sipas tij demarkacioni është në rregull dhe profesionalisht i argumentuar mirë.

Këtë deklaratë presidenti Thaçi e bëri sonte në hapjen e konferencës rajonale të sigurisë “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në erën e sfidave globale të sigurisë”.

Vonesën e miratimit të marrëveshjes së demarkacionit, Thaçi e ka quajtur të dëmshme për Kosovën.

“Marrëveshja e demarkacionit, në gusht 2015, është e qartë, e saktë, profesionalisht e argumentuar dhe e mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare. Çdo pretendim tjetër është zhagitje, humbje kohë dhe e dëmshme për shtetin e Kosovës dhe të ardhmen eruatlantike të vendit tonë” , theksoi ai.

Përderisa Kosova mbetet e izoluar pikërisht edhe për mos miratimin e demarkacionit, Thaçi tha se Kosova ka mbetur e izoluar për shkak të pengesave politike të Serbisë, përkundër faktit që Kosova është shteti më proevropian, më pro NATO dhe më pro amerikan në botë.