“Marrëveshja me Serbinë mirë të arrihet sot, mirëpo nuk pranojmë çfarëdo marrëveshje!”

I ftuar në emisionin “Argument Plus”, ishte kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj

Marrëveshja me Serbinë është një gjë që po kërkohet shumë edhe nga faktorët ndërkombëtarë.

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj për marrëveshjen që për Kosovën është një marrëveshje obligative ligjore, dhe që është gjithpërfshirëse, theksoi se do të ishte mirë të arrihej sa më shpejt, shkruan rtv21.tv.

“Duhet mu arritë, mirë është mu arritë sot, nesër, pasnesër, kurdo që mujmë ma shpejt, ma mirë ]shtë edhe për Kosovën, por jo çdo lloj marrëveshje”, ka deklaruar kryeministri Haradinaj.

Sipas tij nuk janë të pranueshme marrëveshje që përfshijnë lëvizjen e kufijve të Kosovës, territorin e vendit, dhe formimin e një Republike serbe në Kosovë./21Media

Back to top button