Marrëveshje bashkëpunimi

Marrëveshje bashkëpunimi

Në shtandin e Kosovës dhe Shqipërisë në Berlinale u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Tatino Films dhe Qendrës Kinemaktografike të Kosovës, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë, Qendra së Filmit të Malit të Zi, e Agjensionit të Filmit të Maqedonisë Veriore.

Kjo marrëveshje do t’ua mundësojë filmbërësve kosovarë trajnimin, këshillimin dhe mbikëqyrjen nga ana 5 ekspertëve ndërkombëtarë për projektet e filmave fitues të metrazhit të gjatë të cilat janë në fazën e post-produksionit. Kjo do të realizohet përmes punëtorisë intensive First Cut Lab Balkans 2020 që do te zhvillohet këtë vit.

Qëllimi e kësaj punëtorie është të mundësohet arritja e potencialit artistik të filmave dhe njëkohësisht rritja e vlerës së filmave në tregun ndërkombëtar dhe prezenca e tyre në festivale të rëndësishme./21Media