Marseille 85 milionë për dyshen e Arsenalit

Arsenal është në pozitë të vështirë, pasi shumë futbollistë të klubit janë duke u kërkuar nga klube të famshme evropiane

Klubi francez Marseille është vënë në ndjekje të dyshes franceze të klubit londinez, dhe janë të gatshëm të paguajnë para të majme për të siguruar shërbimet e tyre.

L’Equipe raporton se se Laurent Koscielny dhe Olivier Giroud janë dyshja që kërkohen nga Marseille për transferim gjatë afatit të transferimeve veror, shkruan rtv21.tv.

Klubi francez dëshiron që të ngrisë titullin e kampionëve, andaj janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 85 milionë funte për të siguruar shërbimet e tyre, dhe me formën e tanishme të Arsenalit një transferim i tillë mund të jetë i mundshëm./21Media

Back to top button