Kërkohet dorëheqja e deputetes Flora Brovina

Kërkohet dorëheqja e deputetes Flora Brovina

Në  mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës,  organizatat që përfaqësojnë të mbijetuarit e dhunës seksuale, mbajtën marsh protestues duke kërkuar dorëheqjen e deputetës se Kuvendit të Kosovës Flora Brovina, e cila ditë më parë publikoi një fotografi, se gjoja është foto e përdhunimit të një gruaje shqiptare nga tre serbë gjatë luftës në Kosovë. Protestuesit thanë se veprimi i deputetës Brovina, ka shkaktuar dëm të madh./21Media