''Martesa'' fitoi edhe “First Feature Competition”

”Martesa” fitoi edhe “First Feature Competition”

Filmi “Martesa” me regji të Blerta Zeqirit ka arritur të fitojë në Estoni çmimin e kritikës FIPRESCI.

Filmi kosovar fitoi shpërblim në Tallin Black Nighs Film Festival si dhe fitoi e çmimin për ansamblin e aktorëve “First Feature Competition” sonte në Tallinn të Estonisë.

Filmi “Martesa” paraqet një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese.

Skenarin e filmit e realizuan Blerta Zeqiri dhe Kreshnik Berisha, ndërsa në tri personazhet kryesore luajnë: Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu.

”Martesa” u përkrah financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.