Martesa e aktores dhe futbollistit zgjati vetëm një vit

Martesa e aktores dhe futbollistit zgjati vetëm një vit

Në serial “Kloni” paraqitet si një vajzë rebele ndaj traditave të të parëve të saj, ajo luan rolin e vajzës së Latifës dhe Muhametit. Vajzë  e cila nuk dëshiron asesi të iu bindet udhëzimeve të prindërve të saj për t`u mbuluar, shkruan rtv21.tv

Serial i cili është xhiruar në vitet 2001-2002 Sthefany apo si e njohim ne “Samira” ishte një vajzë e re adoleshente , por tani 17 vite pas “Klonit” ajo është shndërruar në një person krejtësisht tjetër.

Sthefany tani ka 32 vjet dhe ka pësuar ndryshime të mëdha në pamje. Në aktrim ka hyrë qysh në moshën e fëmijërisë që nga viti 1995.

Sa i përket jetës personale aktorja ka q enë e martuar me futbollistin Alexandro Pato në vitin 2009,  por me 21 prill 2010 ata kanë konfirmuar ndarjen e tyre.

Kurse, në shtator të vitit të kaluar 32 vjeçarja u martua me Igor Raschkovsky. Aktorja duket se është duke jetuar të lumtur së bashku. /21Media