Goal.com shkruan për martesën e Kaltrimit

Goal.com shkruan për martesën e Kaltrimit

Një tifoz i zjarrtë i Arsenalit, ka befasuar gruan e tij kur në dasmën e tyre ai festoi duke veshur fanellën e Arsenalit, klubit të tij të zemrës dhe po ashtu gjatë dasmës këndoi këngë të klubit londinez.

Kaltrim Agushaj u martua me Edisona Agushaj të shtunën në një ceremoni të mrekullueshme, me një pjesë të festimeve të përqëndruara në “dashurinë e dytë” të Kaltrimit, Arsenalin.

Miqtë dhe familja e afërt e dhëndrit gjatë dasmës mbanin fanella të Arsenalit më të cilat bënë foto me çiftin përpara se të këndonin këngët dedikuar ekipit të tyre. “Ishte një ide spontane e miqve të mi për ta bërë pjesë të dasmës sime edhe Arsenalin”, ka deklaruar Kaltrimi për ‘Goal.com’.

“Reagimi i nuses ishte pak i çuditshëm sepse ajo nuk e ka pritur këtë. Ajo ishte suprizuar sepse ka qenë një ditë speciale për të dhe për ne. Ka qenë dasma jonë, dhe kjo ishte një dhuratë nga tifozët e Arsenalit që ishin të ftuar në martesën tonë. Ajo u pajtua dhe ishte e lumtur në fund”, ka vazhduar ai.

“Të ftuarit tanë ishin shumë të befasuar me vallet dhe këngë tona, kënduam këngën” Ne jemi Arsenal” dhe bërtisnim ” Ne e duam Arsenalin,” ne e duam këtë skuadër dhe kur kërcejmë dhe pimë, ka thënë ai./21Media

Wedding