“Martesa në Kosovë zgjat kryesisht 1 vjet”

Sipas sociologut, edhe rrjetet sociale kanë ndikuar në divorce

Fedri Kamberi sot në Programin e Mëngjesit të RTV21 tha se dhënia e tepërt pas karrierës ka ndikuar që ketë pasoja në familje, moskordinim, mos komunikim adekuat, afekt, xhelozi, madje sipas tij, edhe rrjetet sociale kanë ndikuar në ndarjen e çifteve.

Sipas sociologit Kamberi, te divorcet prinë numri i grave që nuk kanë fëmijë dhe se sipas statistikave, martesa e çifteve në vendin tonë kryesisht zgjat një vjet. Kjo sipas Kamberit është mjaft shqetësuese, sepse e prekë angjensin kryesor të socializimit siç është familja./21Media

Back to top button