Janë disa nga emrat e njohur të estradës që i dhanë fund martesave të tyre

Janë disa nga emrat e njohur të estradës që i dhanë fund martesave të tyre

U bënë pjesë e mediave rozë për martesat e dështuara, megjithatë tash ata po jetojnë jetë të lumtur pranë familjarëve të tyre.

Sabri Fejzullahu

Sabri Fejzullahu është një nga emrat më të njohur të estradës, i cili ka gjysmë shekulli karrierë muzikore, shkruan rtv21.tv

Ikona e muzikës shqipe shumë shpesh u komentua nga mediat rozë për martesën e tij të parë të dështuar dhe martesën e dytë me Nerën.

Për martesën e parë ai ka treguar se kanë pasur probleme martesore, të cilat çuan deri te ndarja e çiftit.

Ai ka dy fëmijë me ish – gruan e parë, Armendin dhe Adelinën, që jetojnë në Angli, ndërsa me gruan e dytë, Nerën, ka Bulzën dhe Ermalin.

Shkumbin Kryeziu 

Këngëtari i njohur, Shkumbin Kryeziu ka vite që është i martuar me këngëtaren, Mimoza Mustafa, por për Shkumbinin nuk është hera e parë.

Para kësaj martese, ai kishte një martesë të dështuar me Vlora Dumoshin – anëtaren e Lidhjes Demokratike të Kosovës, edhe pse ishin prindër të dy djemëve.

Afrim Muçiqi

Goxha shpesh u fol edhe për dy martesat e dështuara të këngëtarit Afrim Muçiqi.

Pas martesës së parë të dështuar, ai u martua me aktoren dhe këngëtaren e njohur, Emine Toska, me të cilën bashkëjetoi disa vite dhe pas disa viteve çifti u nda.

Pas saj, këngëtari u martua me Halime Manin në vitin 2013.

Edona Llalloshi

Pas një viti martesë me një biznesmen shqiptar, këngëtarja Edona Llalloshi u divorcua. Pas martesës së parë ajo u martua me Gazmend Fejzullahun, me të cilin ka dy fëmijë.

Jehona Sopi

Këngëtarja Jehona Sopi dikur ishte e martuar me reperin Agron Selimi, por për shkak që ata nuk gjetën gjuhë të përbashkët, kjo solli ndarjen e çiftit.

Jehona që nga viti 2011 është martuar me Lavdim Koshutovën. Ata organizuan një ceremoni martesore në Hawaii. Çifti kanë një vajzë, që quhet Aria.

Jehona është psikologe dhe ka hapur një qendër psikologjike ‘Hope Shëndeti Mental’.

Altuna Sejdiu

Në vitin 2010, këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu u martua për herën e parë, me Rilind Rekën, djalin e ish – Ambasadorit të Maqedonisë në Bashkimin Europian.

Pas një viti martesë, çifti u nda dhe pas kësaj martese Tuna filloi lidhjen e dashurisë me reperin Ylber Abdullahu, i njohur si Cozman. Fatkeqësisht edhe kjo lidhje dështoi.

Në vitin 2017, Tuna u martua për herë të dytë me Patris Berishën, në një ceremoni private. Ata kanë një djalë, që e pagëzuan me emrin Tian./21Media