United në vendin e shtatë në Premier Ligë

United në vendin e shtatë në Premier Ligë

Sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial e ka pranuar se klubi i ka treguar më herët që do të bëhet qendërsulmues.

Që nga largimi i Romelu Lukakut te Interi gjatë afatit veror, “Djajtë e Kuq” nuk kanë blerë ndonjë qendërsulmues.

Mirëpo, francezi beson që mund t’ia dalë dhe gjëja kryesore është të shënojë gola.

“E gjitha është për shënimin e golave. Ky është qëllimi kryesor. Kur jemi duke u stërvitur, duhet të tregojmë aftësitë tona. Gjithmonë duhet të kesh kohë për të bërë atë që dëshiron, por për mua është të shënoj gola”, deklaroi ai.

United për momentin është në vendin e shtatë në Premier Ligë me 13 pikë.