Fotografi të veçanta nga dasma

Fotografi të veçanta nga dasma

Aktori i njohur amerikan, Chris Pratt dhe bashkëshortja e tij, Katherine Schwarzenegger (vajza e aktorit legjendar Arnold Schwarzenegger), u martuan të shtunën në Kaliforni.

Vetëm disa orë pas ceremonisë martesore, në të cilën sipas mediave të huaja morën pjesë vetëm familjarët, Pratt dhe Schwarzenegger ndanë fotografi romantike nga dita e tyre më e rëndësishme, transmeton rtv21.tv

“Dje ishte dita jonë më e rëndësishme. Ne u bëmë burrë dhe grua, me bekimin e Zotit, familjeve dhe njerëzve që i duam…”, shkroi ndër tjerash Pratt krahas imazheve të publikuara në Instagram.

Si shenjë uniteti, dy zogjtë e dashuruar ndanë fotografinë e njejtë në Instagram, me dedikimin e njejtë, në kohë të njejtë.

Për Prattin, kjo është martesa e dytë. Ai ishte i martuar edhe me aktoren Anna Faris dhe kanë një djalë./21Media